Putin takon ministrin kinez/ Diskutime për marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve

by admin
Spread the love

Vizitën e parë pas marrjes së detyrës ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu zgjodhi ta bënte në Rusi.

Ai u takua me u takuan me presidentin rus Vladimir Putin ndërsa përshëndeti lidhjet me Moskën.

“Ne kemi lidhje shumë të forta. Ato i kalojnë aleancat ushtarako-politike të epokës së Luftës së Ftohtë… Ato janë shumë të qëndrueshme,” tha ai gjatë bisedës së zhvilluar me shefin e Kremlinit.

Sipas tij lidhjet mes dy vendeve “tashmë kanë hyrë në një epokë të re”

Ndërkohë, shefi i Kremlinit nga ana tjetër përshëndeti bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Kinës.

“Ne po punojmë gjithashtu në mënyrë aktive përmes departamenteve ushtarake, shkëmbejmë rregullisht informacione të dobishme dhe kryejmë stërvitje të përbashkëta,” tha Putin.

Udhëtimi i Li në Rusi, që do të zgjasë deri më 19 prill, vjen pas vizitës zyrtare në Moskë të udhëheqësit të Kinës Xi Jinping muajin e kaluar.

Moska dhe Pekini gjatë viteve të fundit kanë rritur bashkëpunimin, për të mos lejuar dominimin global të SHBA. Partneriteti i tyre është forcuar akoma më shumë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Edhe pse Kina pretendon se është palë neutrale në konfliktin e Ukrainës, Uashingtoni e ka akuzuar atë se po shqyrton mundësinë e eksporteve të armëve në Moskë, pretendime që Pekini zyrtar i mohon.


Top Channel

You may also like