Putin në pushtet deri në vitin 2030 – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i Kremlinit planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të marsit të cilat pritet t’i fitojë

Vladimir Putin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters” që citon burime që preferojnë të mbeten anonime për shkak të ndjeshmërisë së politikës së Kremlinit. Sipas kësaj agjensie, Putin mendon se duhet ta drejtojë Rusinë pasi e presin kohë të vështirë.

Këshilltarët e presidentit rus tani po përgatiten për fushatën dhe zgjedhjet e Putinit. Analistët thonë se zgjedhjet për Putin janë formalitet pasi atje nuk ka opozitë, ka mbështetjen e të gjithave mediave, por edhe të qytetarëve. “Reuter” thotë se 80% e qytetarëve vlerësojnë presidentin 71-vjeçar.

Por teksa ish-spiuni i KGB-së nuk do të ketë konkurrentë në këto zgjedhje, ai pritet të përballet me sfidat më të mëdha, që kur Mikhail Gorbachev u ballafaqua me rënien e Bashkimit Sovjetik para më shumë se 3 dekadash.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar përplasje më të madha me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 dhe sanksionet perëndimore  kanë dëmtuar ekonominë ruse. Putin ka ardhur në pushtet në vitin 1999 pas Boris Jelsin, duke u bërë presidenti që ka qendruar më gjatë në pushtet që nga koha e Stalinit.

Klan News

You may also like