Puthen dhe përqafohen me njëri-tjetrin, Ilnisa dhe Meritoni njihen nga jashtë?

by admin
Spread the love

Ilnisa dhe Meritoni kanë qenë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni në ‘Big Brother Vip. Në këtë javë të parë të lojës ata i kemi parë më shumë të fokusuar te njëri-tjetri sesa tek loja dhe strategjitë megjithëse janë përfshirë edhe në debate të forta.

Dyshja kanë krijuar një raport shumë të afërt dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët. Herë i shohim të përqafuar, herë duke shkëmbyer puthje e së fundmi, Ilnisa madje kërkoi që të flinte pranë shtratit të Meritonin.

Një strategji loje ose jo, veprimet e dy banorëve flasin shumë.  Sot, Juli vendosi që t’i ngacmonte paksa, teksa shfrytëzoi praninë e të dyve në oborr ku ishin mbledhur dhe banorë të tjerë.

Ai e ka pyetur Ilnisën nëse e njihte apo kishte dëgjuar për atë jashtë shtëpisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me një ‘Jo’. Më pas tre banorët vijuan bisedën duke shkëmbyer batuta.

The post Puthen dhe përqafohen me njëri-tjetrin, Ilnisa dhe Meritoni njihen nga jashtë? appeared first on NTV.

You may also like