Pushuan në Ibiza pas humbjes, lumë kritikash për futbollistët e Bayern

by admin
Spread the love

Bayern Munich fitoi për të dhjetin sezon radhazi titullin kampion në Bundesliga, por për futbollistët bavarezë së fundmi ka kritika të shumta.

Shkak është bërë fakti që disa prej tyre kanë shkuar për pushime në Ibiza pas humbjes në kampionat kundër Mainz, të shtunën e shkuar.

Lojtarët kishin marrë dy ditë pushim dhe e kanë shfrytëzuar në maksimum atë. Lothar Matthaus i ka kritikuar ata, sikurse ka bërë edhe trajneri i Hertha Berlin, Felix Magath.

Ky i fundit ka vënë në dyshim profesionalizmin e futbollistëve, që gjithsesi janë mbrojtur nga drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic. Ai ka thënë se për diçka të tillë ishte rënë dakord që para ndeshjes me Mainz. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Twitter

You may also like