Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, pushteti po e lë pa gjumë.
Pagjumësia atij i ishte shfaqur qysh para marrjes së pushtetit, gjatë fushatës zgjedhore, kur kishte deklaruar se nuk po e zë gjumi për shkak të përqindjes së lartë të qytetarëve që po e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.
Fitorja në zgjedhje nuk e “shëroi” Bislimin nga insomnia.
Vetëm dy ditë më parë, shefi i tij, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se Bislimi e ka të vështrië të fle për shkak të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për rrymën në veri.
Bislimi heziton të flasë për problemin e tij me gjumin. Madje, kur pyetet nga gazetarët për këtë çështje, që e kishte ngritur vetë ai dhe kryeministri Kurti, ai i akuzon ata për mungesë serioziteti.
Pagjumësia ia ka zbehur atij seriozitetin në sy të opzitës. Bislimi i cili është caktuar për t’u marrë me çështjen e dialogut me Serbinë po refuzohet e nuk po përfillet nga partitë opozitare.
Për më tepër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia shqeu edhe raportin 7-faqësh të hartuar për këtë proces.