“Punojnë në ambiente luksi”, Artan Hoxha nxjerr pamjet nga zyra e prokurorit të rëndësishëm (FOTO)

by admin
Spread the love

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Ekuadori, ku tregon zyrën e një prokurori në Guayaquilit. Prokurori punon në një ambient ku dosjet kriminale i vendos në arkat e kartonit të bananeve.

Hoxha e krahason, zyrën me një magazinë në Maminas, duke e krahasuar me ambientet e luksit ku punojnë prokurorët tanë, e ndërsa më tej paralajmëroi se do të kemi një dimër të gjatë përpara për të treguar se kush janë bosët në rënie dhe mbretërit e rinj të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

“Une kujtoja se me arkat prej kartoni te bananeve, mbahen vetem banane!!!!

Por ne Ekuador, prokuroret e Guayaquilit, ne arkat prej kartoni te bananeve, mbanin fashikujt e dosjeve te karteleve dhe organizatave te krimit te organizuar nderkombetar…

Kjo qe duket si magazine bananesh nga Maminasi, nuk ishte zyre dosido, por ishte zyra e nje prokurori te rendesishem…

Me kushtet qe punonin prokuroret ne Ekuador, prokuroret tane nuk duhet ta hapin gojen fare, se punojne ne ambjente luksi…

Ne ato arka bananesh mbushur perplote me dosje, kishte dhe emra organizatash shqiptare te narkotrafikut, perfshire emra personazhesh te degjuar dhe te padegjuar”, shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.

FOTO:

You may also like