Punimet për Korridorin 8 nisin më 12 shtator

by admin
Spread the love

Me hapjen e pikës së re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, distanca mes dy kryeqendrave të dy vendeve do të shkurtohet për 20 kilometra. Kështu tha sot zv, kryeministri i parë Artan Grubi i cili njoftoi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për projektin korridori 8.

“Presioni i Maqedonisë me ndërrtimin e korridorit 8 gjthsesi se rezultonë pozitivisht edhe tek qeveria e Edi Rama meqë rastë ka filluar projektimin e rrugës nga Elbasani deri në Qafëthanë ata janë në fillim të procesit dhe jemi në komunikim. Shkurtohet distanca prej Shkupit apo të them prej Struge deri Tiranë për 20 kilometra”, theksoi, Artan Grubi.

Punimet për korridorin 8 zyrarisht do të nisin më 12 shtatorë dhe do të filllojnë nga seksioni I rrugës Gostivar- Bukojçan. Ndërkohë pas kërkesës së qytetarëve, në rrugën nga Shkupi drejt Tetovës dhe anasjelltas janë vendosur mekanizmat mbrojtëse të cilat janë gjithashtu pjesë e projektit të korridorit 8.

You may also like