Punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” fillojnë sot në Korridorin 8

by admin
Spread the love

Sot nisin punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka”, për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar – Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.

Në aktivitet është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinatorit të aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rrustemi.

Konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” i janë miratuar 15 miliardë denarë, gjegjësisht 243 milionë euro, për projektin për korridoret 8 dhe 10d.

Për njësinë e projektit – Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore tashmë ka dorëzuar projekte infrastrukturore për të gjitha segmentet, përveç Trebeshnishtë-Strugë-Qafthanë.

Janë dorëzuar edhe raporte për shpronësime për Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa deri në fund të këtij muaji priten raporte edhe për Prilep-Manastir.

“Behtel dhe Enka” deri më tani u janë paguar dy këste, prej 117 milionë euro dhe 53 milionë euro, në përputhje me Programin e Financimit të Infrastrukturës Rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d për vitin 2023, me të cilin për këtë vit janë paraparë gjithsej 243 milionë euro.

You may also like