Punimet lënë pa rrymë tri objekte banesore në Fushë Kosovë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Që nga ora 21:00 e të martës banorët e tre ndërtesave në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë janë pa energji elektrike.

Ata e lajmëruan Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike, por nuk iu bë zgjidhje, njofton Klan Kosova.

E kjo nuk është hera e parë që mbesin pa furnizim me rrymë për periudha të gjata kohore. Njësoj u kishte ndodhur edhe para rreth dy javësh. Sipas tyre në një trafo janë lidhur tre ndërtesat, andaj kur po e lëshojnë ngrohjen po ndalet rryma.

Investitori, i kontaktuar nga Klan Kosova tha përmes telefonit se problemi nuk qëndron te trafoja, porse rryma është ndalur sepse KEDS është duke kryer punime. Derisa mohoi që banorët të kenë pasur telashe të ngjashme paraprakisht.

E zëdhënësi KEDS-it, Viktor Buzhala, konfirmoi Klanit se janë bërë punime në atë zonë, por tha se reduktimet kanë nisur të mërkurën gjatë ditës. Ndërsa se cili është problemi i banorëve dhe kur mund tu bëhet zgjidhje nuk ktheu përgjigje.

E nëse nuk u lëshohet rryma shpejtë banorët paralajmëruan edhe protesta.

 

 

 

You may also like