“Puma” prodhon atlete speciale me flamur të Kosovës – zbulohet arsyeja

by admin
Spread the love

11 vjet më parë, më 4 qershor 2011, Anglia u përball me Zvicrën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2012, para rreth 85,000 të pranishmëve, i riu Granit Xhaka hyri në stadiumin legjendar “Wembley”, me fanellën e tij kuq e bardh për herë të parë.

Ndërkaq dje, më 29 mars, “Topçiu” zhvilloi ndeshjen e tij të 100 me fanellën zvicerane, dhe atë në ndeshjen miqësore me Kosovën. Me këtë rast, kompania “Puma” i dha atij një dhuratë speciale.

Nëse në paraqitjen e tij të parë me kombëtaren ai luajti me atletet ikonike V1.10, në miqësoren me Kosovën Granit Xhaka u paraqit me modelin “Future Z”. Kjo pasi për këtë ndeshje speciale, “Puma” prodhoi atletet enkas për të, me ngjyrë të zezë me mbishkrime të vogla ngjyrë floriri.

Numri “100” shihet në brendësinë e atleteve, ndërsa në këpucën e djathtë shkruan “04/06/2011 ENG-SUI” në kujtim të paraqitjes së tij të parë me kombëtaren. Ndërsa në këpucën e majtë, shkruan: “29/03/2022 SUI-KOS”, në nderim të ndeshjes së tij më të fundit, ku edhe paraqitet flamuri i Kosovës, bashkë me atë të Zvicrës.

“Puma” njihet për traditën që e ka për të nderuar futbollistë me raste të veçanta, siç ishte ai i vitit 2015 kur prodhoi një palë atlete speciale për Mario Balotellin, e edhe për Antoine Griezmannin kur kremtoi karrierën e tij 10-vjeçare më 2019. 

Image
Image

You may also like