Pulisiç vazhdon të thyejë rekorde, vendos të radhës me fanellën e Milanit

by admin
Spread the love

Ekipi i Milanit ka pasur shumë ulje dhe ngritje këtë sezon. Forma e skuadrës ka qenë e dobët në shumicën e kohës por të paktën ka një lojtar brenda organikës së saj që po shkëlqen. Bëhet fjalë për Kristian Pulisiç, i cili deri më tani po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës.

Amerikani ka pasur një ndikim të madh tek Milani. Në fakt, me golin e shënuar ndaj Empolit, është vetëm një realizim larg thyerjes së rekordit të tij personal për sa i përket golave ​​të shënuar në një edicion, teksa arriti kuotën. Ishte sezoni 2019/2020 me Çelsin ku ai shënoi 11 (9 në kampionat, 1 në Ligën e Kampioneve dhe 1 në Kupën FA).

Për sa i përket impaktit në ekipin italian, Pulisiç është tashmë sulmuesi më i mirë i krahut të djathtë që kanë pasur kuqezinjtë në këto 10 vitet e fundit. I vetmi që i afrohet ka qenë Suso në sezonin 2018-2019, ku arriti të shënojë 8 gola.

PANORAMASPORT.AL

You may also like