Publiku voton Luizin dhe Oltën si dy më të preferuarit, ja 5 banorët që rrezikojnë eliminimin të shtunën

by admin
Spread the love

Publiku zgjodhi Luizin dhe Oltën si dy nga banorët më të preferuar në shtëpi. Këta dy konkurrentë do të kenë imunitet gjatë kësaj jave, që do të thotë se nuk janë të nominueshëm e si rrjedhojë nuk dolën as në nominim.

Bashkë me Oltën dhe Luizin, imunë ishin edhe banorët e rinj të këtij reality show, Bledi Mane, Tan Brahimi, Keisi Meidini, Ermiona Lekbello dhe Beati. Nga ana tjetër, Kiara, Armaldo, Valbona, Diola, Nita dhe Dea, ishin konkurrentët e nominueshëm dhe një prej tyre rrezikon edhe daljen ditën e shtunë.

Duke qenë se vetëm gjashtë banorë mund të nominonin njëri-tjetrin, Vëllai i Madh vendosi që të provonte një lloj tjetër nominimi gjatë spektaklit të sotëm. Kështu, në një enë të qelqtë me gogla, kishte dy numra, 1 dhe 2 dhe nëse njëri prej banorëve, zgjidhte numrin 2, atëherë kishte vlerë të dyfishtë.

Pra për dy banorë, shkonin automatikisht dy vota, vetëm nga një banor, i cili bënte nominimet. Ndërsa numri 1, nënkupton që nominimet janë normale. Në televotim shkuan Armaldo, Kristi, Nita, Diola dhe Deamishel.

You may also like