Publikoi audio-incizimin ku Xhuli i kërkoi takim në një hotel, Getinjo e fshinë dhe kërkon falje

by admin
Spread the love

Reperi nga Ferizaj, Getinjo ka fshirë audio-incizimin e Xhulit në WhatsApp, e cila i kishte kërkuar që të takohej në një hotel në Prishtinë para se të hynte në BBVK.

Kjo pasi pati reagime të shumta nga familjarët e Xhulit, të cilët ia tërhoqën vërejtjen publikisht reperit, duke thënë se nuk do ta linin këtë punë me kaq.

Reperi ka kërkuar menjëherë falje për gabimin e bërë, teksa ka bërë një sqarim të gjatë në InstaStory.

Getinjo ka reaguar kështu pas deklaratave ngacmuese të Xhulit ndaj Vivienit, të cilën e gjykoi për gjendjen e saj ekonomike.

Përndryshe, dihet se arsyeja e mbështetjes së Getinjos ndaj Vivienit është për faktin se dyshja krijuan një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova – gjatë kohës sa Getinjo ishte pjesë e saj.

You may also like