Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë ndryshime ka në formacionin e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe. Trajneri Sylvinho ka bërë publik formacionin që do të hedhë sonte në fushë duke kërkuar fitoren në ndeshjen e fundit për të mbajtur vendin e parë në grup.

Strakosha zëvendëson Berishën, Balliu zëvendëson Hysajn, Keidi Bare ul në stol Ramadanin, Uzuni-Seferin dhe Mirlind Daku merr vendin e Cikalleshit.

Formacioni i Shqipërisë:

Thomas Strakosha

Ivan Balliu

Berat Gjimshiti (c)

Ardian Ismajli

Mario Mitaj

Kristjan Asllani

Keidi Bare

Jasir Asani

Nedim Bajrami

Myrto Uzuni

Mirlind Daku


Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, sfida për vendin e parë në grup

Shqipëri – Ishujt Faroe, sfida që luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin Air Albania dhe transmetohet në Tv Klan, është ndeshja e fundit e eliminatoreve për Euro 2024.

Shqipëria është kualifikuar për në Europianin e Gjermanisë 2024, por kërkon fitoren sonte për të mbajtur vendin e parë në grup.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur festë dhe surpriza për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024.

Stadiumi Air Albania është i mbushur në kapacitet të plotë nga tifozët kuqezi për të mbështetur kombëtaren dhe për të festuar së bashku me ta.

Emocionet kuqezi të ndeshjes Shqipër – Ishujt Faroe do të keni mundësi t’i ndiqni falas në ekranin e televizionit Klan.


Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe/ Ballist Morina: Kemi ardhur vetëm për të festuar, i sigurtë se do të fitojmë

Tifozi i veçantë i Kombëtares shqiptare, Ballist Morina beson se ndeshja me Ishujt Faroe do të përfundojë me rezultat në favorin e Shqipërisë.

Në një prononcim për Klan News, Ballist Morina thotë se sonte do të jetë në stadium për të festuar teksa shton se as barazimi nuk do t’ia prishë “humorin” kualifikimit për në Euro 2024.

Besar Bajraktaraj: Çfarë rezultati prisni sonte?

Ballist Morina: Rezultati gati-gati nuk ka vlerë. Ne jemi kualifikuar, vendin e parë duhet ta marrim, por le të festojmë.

Besar Bajraktaraj: Pra, ju keni ardhur vetëm për të festuar në Shqipëri?

Ballist Morina: Ne kemi ardhur vetëm për të festuar. Unë jam i sigurtë se do të fitojmë, por edhe nëse do të kishte ndonjë barazim, nuk prish fare humorin e kësaj.

Gjithçka do ta ndiqni në TV Klan si çdo herë pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.


E veshur me flamurin kuqezi, tifozja e veçantë ka një parashikim për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe

Tifozja e veçantë e Kombëtares, Miranda ka ardhur sërish nga Brukseli për të ndjekur Shqipërinë në sfidën me Ishujt Faroe që do të mbahet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

E veshur e gjitha me flamurin shqiptar, Miranda ka edhe një parashikim për rezultatin e ndeshjes së sotme, 4-0 në favor të Kombëtares Shqiptare.

Maksi Rama: Si po të duket atmosfera sonte?

Miranda: Atmosfera sonte duket shumë e zjarrtë, sonte vetëm festë është. Kam ardhur në Shqipëri 2-3 ditë më përpara. Kështu që jam mirë, ditën e ndeshjes jam rehat.

Maksi Rama: Na shuaj kureshtjen për diçka, do ta ndjekësh Kombëtaren Shqiptare edhe në Gjermani besoj?

Miranda: Po, patjetër. Tani që është kualifikuar, patjetër që do të shkoj në Gjermani.

Maksi Rama: Si mendon se do të jetë rezultati sonte?

Miranda: Mendoj se 3 ose 4 me 0. Sot jemi vetëm për të festuar.

Maksi Rama: Kush t’i stilon veshjet?

Miranda: Unë e kam pasur idenë për të berë veshje speciale për 28 Nëntorin, por më kanë ndihmuar dhe mami dhe babi.

Gjithçka do ta ndiqni në TV Klan si çdo herë pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.

/tvklan.al

You may also like