Publikohet çertifikata e vdekjes së Matthew Perry

by admin
Spread the love

Çertifikata e vdekjes së Matthew Perry ka dhënë një përgjigje me një fjalë për vdekjen e yllit të serialit “Friends”, pasi ende ka detaje që nuk janë zbuluar.

Aktori shumë i dashur dhe ylli i “Friends” vdiq muajin e kaluar, ai u gjet në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Angeles.Perry vdiq në moshën 58 vjeçare dhe vdekja e tij shkaktoi një mori homazhesh në mbarë botën.

Aktori luajti rolin ikonik të Chandler Bing në “Sitcom” për shumë vite.

Çertifikata e vdekjes së yllit u tregon se shkaku i vdekjes së Perry  ende nuk dihet saktë pasi raporti i toksikologjisë është ende duke u përpunuar, raporton Birmingham Live.Raportet fillestare treguan se nuk kishte ilaçe të tilla si met ose fentanil në sistemin e tij kur vdiq, por për barnat e tjera duhet të bëhen testime më të thella. Raporti mund të marrë javë./21Media

You may also like