Publikohen pamjet kur Einxhel Shkira del nga shtëpia e Big Brother VIP dhe niset drejt spitalit

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira mbrëmë ka thyer krahun gjatë një loje me banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Banorja më e komentuar e këtij edicioni, mëngjesin e ditës së sotme ka lënë shtëpinë për tu nisur drejt spitalit që t’i nënshtrohej operacionit në krah.

Tani gjatë një klipi, kur dhe u fol për gjendjen e saj shëndetësore e që është e mirë, produksioni i Big Brother VIP ka publikuar pamjet që nga momenti kur ajo ka lënë shtëpinë dhe ka shkuar në spital.

Përveç kësaj Einxhel Shkira pati lidhje LIVE edhe me banorët derisa aty pati mundësinë të komunikonte edhe të dashurin e saj, Dj Dagz.

Theksojmë se ende nuk dihet ende nëse Einxhel Shkira do të vazhdojë lojën e Big Brother VIP.


You may also like