Publikohen fotot ku dy ish banorët e shtëpisë së famshme shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Publikohen fotot ku dy ish banorët e shtëpisë së famshme shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin

Këngëtarja, Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa janë dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët e mbyllën rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë.

Pavarësisht daljes nga shtëpia ata kanë qenë shpesh të ftuar në emisione për të diskutuar rreth rrjedhës së lojës së banorëve të mbetur.

Veçanërisht, Sheila dhe Kledi duket se kanë krijuar një miqësi të mirë, pasi përveç vendeve ku janë të ftuar së bashku, ata zhvillojnë shpesh dhe në rrjetin social “Instagram” biseda ku diskutojnë rreth polemikave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, apo hedhin foto bashkë nga i njëjti ambient.

Ndërsa së fundmi, ata janë filmuar së bashku, ku duken shumë të afërt dhe duket se e shijojnë praninë e njëri-tjetrit. Teksa nuk dihet se a janë duke xhiruar ndonjë klip apo duke bashkëpunuar për diçka.



You may also like