PSG “refuzon” Ronaldo-n, Neymar me shokë është shkaku kryesor

by admin
Spread the love

Sa herë që përmendet emri i Cristiano Ronaldo-s përbën lajm dhe tërheq jashtëzakonisht shumë vëmendje.

Agjenti i CR7, Jorge Mendes kishte kontaktuar drejtuesit francez duke i ofruar Ronaldo-n si një alternativë te mundshme këtë merkato, pasi Cristiano kërkon të luajë në Champions League, gjë që Man. United nuk ia mundëson.

Përgjigjia e parizienëve (sipas medieve në Francë) ka qenë e prerë dhe e menjëhershme, me klubin e PSG që nuk sheh këtë moment dhe merkato si të duhurin për të transferuar në Paris një lojtar si Ronaldo.

Arsyeja kryesore është se portugezi kërkon shifra të çmendura në kontratë dhe për momentin klubi francez ka “dhimbje koke” kur bëhet fjalë për pagat.

Gjithsesi gjithçka mund të ndodh, por si?

Klubi ka një mbingarkesë në organikë dhe trajneri i ri Galtier ka bërë me dije se janë disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe do të largohen.

Në “treg” është edhe Neymar dhe nëse gjithçka sistemohet, Ronaldo mund të gjejë “rrugën” e duhur për të luajtur te PSG, përkrah “rivalit” Messi dhe Mbappe./ Shqip


Top Channel

You may also like