PSG mposht Club Brugge, kualifikohet tutje si pozitë e dytë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Klubi parisien, PSG ishte nikoqir i Club Brugges për përballjen që u zhvillua në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.

PSG arriti të triumfojë me rezultat 4-1, me dy golat e Messit dhe Mbappes.  

Vetëm pas dy minutave lojë, në stadiumin “Parku i Princave”, sulmuesi francez, Kylian Mbappe arriti të shënojë për 1:0.

Duke shënuar për 2:0 vetëm pas 5 minutave. Ndërsa për dy golat e radhës u përkujdes ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi për 3:0 dhe 4:1.

Golin e vetëm për Club Brugge e shënoi mesfushori belg, Rits.

Kështu, PSG e mbyll fazën grupore si pozitë e dytë me 11 pikë, derisa Brugge nuk arrin në garat evropiane duke u renditur në pozitën e fundit me katër sosh. / Insporti.com

You may also like