PSG mendon për mbrojtjen, synohet talenti i Nottingham Forest

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain po mendon për sezonin e ardhshëm dhe një nga prioritetet do të jetë forcimi i repartit të mbrojtjes.

Përveç Leny Yoro të Lille, klubi parisien i ka kthyer sytë një mbrojtësi 21-vjeçar që luan në Premier League me Nottingham Forest, Murillo Santiago Costa dos Santos, raportojnë mediet britanike. Braziliani luajti 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe të gjitha si titullar.

Megjithatë interes të lartë për Murillo-n, duken se kanë treguar edhe shumë klube të tjerë të mëdhenj përveç PSG-së.

Mediet angleze theksojnë se mbrojtësin e Nottingham Forest e pëlqejnë shumë edhe Barcelona, ​​Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Newcastle, të gjithë të impresionuar nga performanca e 21-vjeçarit.

Mbrojtësi ka kontratë me klubin anglez deri në verën e 2028-ës, por ai mund të largohet edhe më shpejt pasi Nottingham Forest mund të detyrohet ta shesë lojtarë për të shmangur shkeljen e rregullave të “Fair Play-it” financiar të Premier League përsëri.

Të hënën, Nottingham Forest u dënua me minus 4 pikë në renditjen e Premier League dhe do të duhet të bëjë një mrekulli nëse dëshirojnë që të ruajnë talentet e tyre të rinj, veçanërisht ata për të cilët kanë shumë kërkesa nga gjigantët europian.


Top Channel

You may also like