PSG-ja e Dortmundi në gjysmëfinale të Championsit

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmundi janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat kanë avancuar në gjysmëfinale të martën mbrëma, pasi i fituan ndeshjet e dyta çerekfinale.

PSG-ja e eliminoi Barcelonën, ndërsa Dortmundi ishte më i mirë se Atletico Madridi. Parisi e eliminoi Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 6:4 pas dy ndeshjeve.

Parisi e fitoi ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” me rezultatin 4:1 për ta shkrirë epërsinë e Barcelonës që e kishte mposhtur para dy javësh në Francë.

Ndonëse, edhe në ndeshjen e kthimit Barça avancoi, Parisi u kundërpërgjigj me tri gola për t’i dhënë fund të gjitha dilemave.

Raphinha e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën 12-të, përpara se Ousmane Dembele (40’), Vitinha (54’) e Kylian Mbappe (61’) nga penalltia dhe në minutën e 89-të, t’ia sigurojnë Parisit avancimin në gjysmëfinale.

Po ashtu, Barcelona ndeshjen e përfundoi pa Ronad Araujon që u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 29-të, përpara se të përjashohet edhe trajneri Xavi Hernandez në minutën e 56-të.

Ndërkohë, në duelin tjetër Dortmundi triumfoi 4:2 në ndeshjen e kthimit të shtëpi për ta eliminuar Atleticon. Dortmundi avancoi me rezultatin e përgjithshëm 5:4 pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me 2:1.

Julian Brandt (34’), Ian Maatsen (39’), Nicklas Fullkrug (71’) e Marcel Sabitzer (74’) shënuan për Dortmundin, ndërsa për Atleticon realizuan Mats Hummels (49’) autogol dhe Angel Correa (64’).

Kështu që, gjysmëfinalja e parë e Championsit, do të jetë ajo ndërmjet PSG-së dhe Dortmundit.

You may also like