PSG i bën dalje, në vend të Angel Di Maria tentohet “fiksimi” i Leonardos

by admin
Spread the love

Angel Di Maria do ta mbyllë bashkëpunimin me PSG pas shtatë vitesh, pasi francezët nuk do ta ushtrojnë mundësinë për të rinovuar automatikisht kontratën edhe për një sezon.

Më 30 qershor argjentinasi mund të largohet si lojtar i lirë. PSG synon ta rinovojë skuadrën dhe Di Maria, tashmë 34 vjeç, nuk bën më pjesë në planet e tyre.

Leonardo synon të afrojë në vend të tij një brazilian. Bëhet fjalë për Lucas Paquesa, sikurse raporton prestigjiozja “L’Equipe”.

Drejtori sportiv i PSG ka qenë ai që e ka sjellë në Europë për herë të parë, kur Milani pagoi për të 38 milionë euro te Flamengo. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like