PSG fiton mes kontestimesh, Bordeaux e pafuqishme përballë Mbappe & CO

by admin
Spread the love

PSG ka reaguar pas eliminimit nga Champions, duke fituar 3-0 në “Parc des Princes” përballë Bordeaux në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit francez.

Parisienët, që janë kontestuar nga tifozët për humbjen ndaj Realit të Madridit, kanë bërë autokritikë, duke u rikthyer tek fitorja në Ligue 1.

Mbappe, i vetmi që i ka shpëtuar kritikave të tifozëve, ka zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Neymar dhe Paredes kanë shënuar në pjesën e dytë.

PSG shkëputet plot 15 pikë nga ndjekësi më i afërt në kampionat, ndërsa Bordeaux mbyll tabelën e klasifikimit dhe komplikon seriozisht qëndrimin mes më të mirave të Francës. / Oversport.tv

Foto: FC Girondins de Bordeaux Twitter

Francë – Ligue 1 / Java e 28-të

PSG- Bordeaux 3-0

Mbappe 24’, Neymar 52’, Paredes 61’

You may also like