PSG barazon ndaj Lens – Insporti

by admin
Spread the love

Paris Saint Germain ka bërë një tjetër hap fals në Ligue 1, duke luajtur baras 1:1 përballë skuadrës së Lens.

Parisienët ishin me pak opsione në këtë ndeshje, falë një presingu spektakolar të Lens.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Fofana, si pasojë e një reagimi amatoresk të Keylor Navas, në minutën e 62’ të takimit.

Kur mendohej se Lens po merr tri pikët në këtë ndeshje, PSG reagoi me anë të Gini Wijnaldum.

Holandezi shënoi gol në minutën e 90+2’, pas asistimit të Kylian Mbappe.

Ky gol i Wijnaldum i siguroi një pikë PSG, duke ia shmangur humbjen. Kështu, parisienët shkojnë në 42 pikë për pozitën e parë, kurse Lens numëron 27 pikë për pozitën e pestë.

Barazimi sonte është i dyti radhaz në Ligue 1 për PSG

You may also like