Pse sot duhet të jeni të lumtur me patjetër?

by admin
Spread the love

20 marsi njihet ndryshe si dita ndërkombëtare e lumturisë në të gjithë botën. Fillimisht u konceptua dhe u themelua në vitin 2006 nga Jayme Illien, CEO e projektit të Kombeve të Bashkuara, organizatë që e ka cilësuar lumturinë si një qëllim themelor për t’u ndjekur nga të gjithë njerëzit.
Dita e sotme në të cilën shënohet dhe ekuinoksi pranveror, njihet si një ditë në të cilën njerëzit në mbarë botën angazhohen t’u sjellin lumturi të tjerëve.
Ndërsa “OKB” thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.
Kjo ditë pranon se lumturia është një objektiv themelor i njeriut, dhe u bëhet thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyra që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

Vishni një buzëqeshje më shumë sot, për t’i kujtuar vetes dhe të tjerëve se duhet të jeni të lumtur!/revistawho.com

You may also like