PSE RONALDO ZGJODHI AL NASSR??? – Shqip

by admin
Spread the love

Saga e transferimit të Ronaldos në radhët e Al Nassr, është mbyllur tashmë pas prezantimit të tij me fanelën e klubit arab. Shumë tifozë kanë mbetur të habitur nga kjo lëvizje e befasishme e portugezit, që në moshën 37 vjeçare zgjedh këtë destinacion egnigmatik.

Shumë dilema dhe mister përflitet në mediat e huaja që fshihet pas këtij transferimi. Veç miliona të lakmueshme që bindën Ronaldon, cili ishte motivi që Al Nassr kërkoi vetëm yllin portugez?

Me shumën e 200 milionë eurove në vit, Al Nassr do të kishte mundësinë të transferonte shumë yje të tjerë, por “marka” Ronaldo shihet si “trampolina” e Botërorit të 2030.

FIFA do të hapë garën për aplikimet që do të paraqiten nga shumë federata për të marrë ekskluzivitetin e organizimit të Botërorit të 2030. Portgualia është një nga kandidatët më potencial për ta arritur këtë gjë, por në anën tjetër Arabia Sauditë ka shprehur pëlqimin e saj për të zhvilluar këtë event madhështor.

Imazhi i kampionatit dhe vendit do të rritet ndjeshëm me afrimin e Ronaldos, ashtu siç ka ndodhur dhe orët e fundit me ndjekësit në çdo rrjet social të klubit të Al Nassr. Arabia ka rritur ndjeshëm potencialin për të fituar ato garën e Kupës së Botës 2030.

Tifozët në Portugali kanë qenë të irrituar pikërisht për këtë fakt. Ronaldo ka humbur shumë nga popullariteti i tij në vendlindje, raportojnë mediat portugeze dhe në rast të humbjesë së mundësisë për zhvillimin e Kupës së Botës në Portugali, Ronaldo do të shihej si një shënjestër për t’u fajsuar.

Të gjithë mendimet dhe skepticizmi i kësaj lëvizje të bujshme, do të shiheh me kalimin e kohës.

You may also like