Pse refuzoi Big Brother Vip dhe në cilin emision është ndjerë e ‘bullizuar’? Roza Lati tregon këto e më shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roza Lati i është përgjigjur 50 pyetjeve të Prive dhe nxorri shumë të pathëna.

Moderatorja e ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother Vip për arsye pune.

‘Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo.

Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.

“Kur isha e ftuar te mbasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik”.

Moderatorja tregoi gjithashtu se momenti më i bukur i fëmijërisë ka qenë kur pasi ishin ndarë prindërit, Rita Lata, mamaja e Rozës, bleu shtëpi.

Roza rrëfeu se nuk merret me politikë dhe nuk i intereson por do donte shumë të kishte Edi Ramën në emision pasi sipas saj është ‘personazh i paparë’.

Ajo sqaroi për të disatën herë se nuk ka pasur gjë me Feron dhe se kjo histori duhet të mbyllet.

Plane për dasëm? Rita e do një dasëm, kështu që Roza do ja plotësojë dëshirën.

Kujtojmë se Roza luan te seriali “Nina”i RTSH.


You may also like