Pse nuk u ftua Paqarada? Përgjigjet Gliha

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës sot përfundon stërvitjet para ndeshjes miqësore me Jordaninë, shkruan Insporti.

Para miqësorës së nesërme ndaj Jordanisë, trajneri i përkohëshëm Primoz Gliha po mbanë konferencë për media.

Trajneri sllove shpjegoi pse nuk është ftuar, Leart Paqarada, i cili lajmëroi se ishte i gatshëm të rikthehet tëk Përfaqësuesja.

“E njoh Leart Paqaradën, ai është një lojtarë i mirë që luan në aspektin ofansiv, në defansivë kam menduar Fidan Alitin. Kështu që kjo është arsyeja. Nëse jam me ekipin për kohë më të gjatë, sigurisht që ai do ta ketë kohën e vet” – tha Gliha, përcjell Insporti.

Kujtojmë se, në prill të këtij viti, Leart Paqarada njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e Përfaqësueses së Kosovës derisa Bernard Challandes të jetë në krye të ekipit, pasi ishte i dëshpëruar nga mosinkuadrimi në ndeshjet e marsit.

Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë në udhëtim më 14 nëntor./Insporti.com

You may also like