“Pse nuk u arrit pushtimi i Kievit?”/ Pyetja e gazetarit rus të luftës lë pa fjalë Putin: A duhet të kthehemi atje?

by admin
Spread the love

Vladimir Putin ka takuar sot korrespondentët rusë të luftës, të cilët njihen edhe si propaganduesit e tij për të mbajtur nën kontroll popullin dhe mbarëvajtjen e agresionit rus në Ukrainë.

Udhëheqësi rus tha se nuk sheh nevojë për mobilizim shtesë të trupave për të luftuar në Ukrainë, megjithatë gjithçka varet nga qëllimi që rusët dëshirojnë të arrijnë atje.

“Disa figura publike thonë se duhet të angazhojmë një milion ose dy milionë”, tha Putini duke shtuar se “varet se çfarë duam ne”.

I pyetur se pse trupat ruse nuk kanë arritur të pushtojnë kryeqytetin ukrainas Kiev, Putin në vend të një përgjigje u kundërpërgjigj me një pyetje retorike: “A duhet të kthehemi atje?”

Takimi i Putinit me gazetarët vjen në një kohë kur Ukraina ka nisur kundërsulmin për çlirimin e territoreve të pushtuara, ndërsa aleatët ndërkombëtarë – dhe së fundi Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg – kanë deklaruar se ukrainasit kanë bërë përparime dhe po fitojnë terren.


Top Channel

You may also like