Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, ja sa duhet të pini – Shqip

by admin
Spread the love

Dehidratimi është
faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit
në organizëm.

Uji është i
domosdoshëm për shëndetin.

Ai nuk përmban as
yndyra, as kolesterol, as kalori.

Por këto nuk janë
arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

Në këtë artikull do të gjeni disa këshilla shumë të vlefshme:

Uria dhe etja

Shpërthimet e
urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët.

Shpesh herë, etja
maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e
boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë.

Një gotë ujë e
shuan urinë në shumicën e rasteve.

Sipas tyre,
dehidratimi nxit dëshirën për ëmbëlsira dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë një
aktiviteti fizik.

Kur njeriu kryen
aktivitet fizik ndërsa është i dehidratuar, karbohidratet e ruajtura në
organizëm vihen në përdorim në një ritëm shumë të shpejtë.

Kësisoj, dëshira
për ëmbëlsira është shumë e madhe.

Kjo është vetëm
një nga arsyet përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

Uji mposht urinë

Pirja e një gote
me ujë sa herë që ndiheni të uritur, apo përpara një vakti e mbush stomakun
përkohësisht dhe shuan dëshirën për ushqim të parakohshëm.

Uji siguron që
tretja dhe metabolizmi funksionojnë në kapacitet të plotë për të garantuar një
peshë të mirë trupore.

Uji dhe shëndeti i veshkave

Pirja e ujit
është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave.

Sipas të dhënave
të AgroWeb.org, nëse veshkat nuk funksionojnë mirë, mëlçia ngarkohet me një
barrë më të rëndë për metabolizmin.

Një mëlçi e
mbingarkuar me punë, nënkupton një shtim në peshë të pashmangshëm.

Kur duhet të pini ujë patjetër?

Ekspertët
sugjerojnë që të mos e neglizhoni pirjen e ujit në këto situata:

Kur konsumoni
ushqime të thata dhe të yndyrshme,

Kur konsumoni
ushqime të kripura,

Kur jeni të
stresuar, sepse stresi rrit metabolizmin dhe ky i fundit ka nevojë për më shumë
ujë,

Sa më e madhe të
jetë e pesha juaj, aq më shumë ujë duhet të pini për tretjen, qarkullimin e
gjakut dhe funksione të tjera,

Kur stërviteni
ose kryeni aktivitet fizik.

Si të pini më shumë ujë?

Pini dy gota ujë
sa të zgjoheni nga gjumi

Mbani një shishe
me ujë me vete kudo që të shkoni

Vendosni alarme
të ndryshme në telefonin tuaj që të kujtoheni të pini ujë çdo orë.

You may also like