Pse ministri i Ugandës nuk i dha dorën Ursula von der Leyen? – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Ugandës, gjenerali Jeje Odongo, mbërriti në ndërtesën e Këshillit të BE-së ku kaloi shpërflillshëm nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, më pas shtrëngoi duart me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentin francez Emmanuel Macron. Të gjithë së bashku më pas pozuan për fotografët.

Pas disa sekondash të sikletshme, Macron u përpoq t’i bënte të ditur Odongos se kishte anashkaluar Von der Leyen, pas së cilës Odongo shkëmbeu disa fjalë me Presidenten e Komisionit, por megjithatë nuk i dha dorën.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për seksizëm dhe poshtërim të gruas më të fuqishme në BE, dhe pyesin edhe pse Michele nuk ka reaguar.

Hashtagu #sofagate filloi të qarkullonte shpejt në rrjetet sociale. Sofagate është një referencë për incidentin e mëparshëm me protokollin, i cili ndodhi në prill të vitit të kaluar në Ankara, kur Michele ishte ulur në një karrige pranë presidentit turk, ndërsa Von der Leyen ishte ulur në një divan aty pranë.

E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur BE-ja ka zbutur ndjeshëm një deklaratë që u bën thirrje vendeve afrikane të sigurojnë të drejta më të mëdha për gratë dhe personat LGBT.

Përdoruesit e Tëitter-it e shpërndajnë me këmbëngulje këtë video dhe disa prej tyre komentuan se ndoshta arsyeja është feja apo kultura. /tesheshi.com/

You may also like