Pse janë në rritje prej dekadash rastet e Autizmit?

by admin
Spread the love

2 Prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Në vendet perëndimore, me nëkrye SHBA-në, diagnozat e reja të fëmijërisë me këtë sëmundje janë rritur vazhdimisht për dekada. Dhe shkaqet e kësaj rritjeje po debatohen prej disa kohësh.

Vetëm ditët e fundit, është raportuar për një rritje të re të numrit të fëmijëve amerikanë të diagnostikuar me Autizëm. Të dhënat vijnë nga një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ku përditësimi i fundit i përket vitit 2020.

Në vitin 2000, flitej për rreth 1 në 150 fëmijë amerikanë të diagnostikuar me Autizëm. Në vitin 2016 , prevalenca ishte rritur në 1 në 54 fëmijë. Në vitin 2018, ishte 1 në 44 fëmijë. Dhe në vitin 2020 është arritur në 1 nga 36 fëmijë. Incidenca e diagnozave, është më e lartë tek të porsalindurit meshkuj:4 për qind tek djemtë dhe 1 për qind tek vajzat.

Për herë të parë ajo është më e ulët tek fëmijët me prindër me prejardhje evropiane, sesa në të gjitha grupet e tjera etnike të pranishme në kampionin e analizuar. Të dhënat për SHBA-nëjanë tani shumë më të larta se ato në pjesën tjetër të botës, pavarësisht faktit se numri i njerëzve me Autizëm po rritet pothuajse kudo.

Për shembull në Evropë, ka një prevalencë 1 fëmije në 160 në Danimarkë dhe Suedi, 11 në 86 në Britani dhe 1 në 77 në Itali, ndërsa mesatarja botërore është rreth 1 në 100. Ndërkohë ekspertet kanë ende pak siguri mbi shkaqet e këtij fenomeni.

Ata përmendin faktorët mjedisorë,lidhen me një rrezik në rritje të zhvillimit të çrregullimeve të spektrit të Autizmit, dhe që janë bërë më të zakonshëm në botën moderne. Këtu përfshihet ekspozimi ndaj substancave toksike gjatë shtatzënisë, nivelet e larta të ndotjes së ajrit të përjetuara në fillimet e jetës dhe problemet shëndetësore të nënës në kohën e ngjizjes dhe gjatë shtatzënisë, si infeksionet dhe obeziteti.

Një shkak tjetër i përmendur shpesh për të shpjeguar prevalencën më të lartë të Autizmit në vendet e zhvilluara, është mosha e prindërve në momentin e ngjizjes. Në fakt, është vërtetuar se shanset për një diagnozë të tillë, rriten tek fëmijët e prindërve më të madh në moshë, sidomos të babait.

Në vendet ku mirëqenia dhe arsimimi janë më të përhapura në popullatë, tendenca e çifteve është të vonojnë ardhjen e fëmijëve, ti lënë vendin karrierës dhe formimit universitar dhe atij profesional. Por studimet e kryera në këtë fushë, tregojnë se prindërit e mëdhenj në moshëpërbëjnë vetëm 3 për qindrasteve me fëmijëve me Autizëm.

Ndërkohë, edhe faktorët e tjerë të rrezikut mjedisor, janë përgjegjës vetëm pjesërisht për rritjen e rasteve, dhe vështirë se mund të justifikojnë rritjen e prevalencës së diagnozave të regjistruara në Shtetet e Bashkuara. Këtu duhet pasur parasysh është se me kalimin e kohës ka ndryshuar përkufizimi i Autizmit, duke u zhvilluar së bashku me njohuritë e grumbulluara mbi këtë gjendje.

Nuk është rastësi, që paralelisht me rritjen e diagnozave të Autizmit, kanë rënë edhe ato të aftësisë së kufizuar intelektuale, në SHBA por jo vetëm. Por nga ana tjetër, një sërë ndryshimesh sociale dhe politike në Shtetet e Bashkuara, e kanë rritur predispozicionin e familjeve dhe mjekëve të tyre për ta pranuar një gjendje të tillë, sepse ajo sjell me vete një sërë stimujsh ekonomikë që janë të nevojshëm, në mënyrë që fëmijët autikë të marrin kujdesin dhe ndihmën që u nevojitet.

Kështu që nga viti 2001, të gjitha shtetet e SHBA-së e kanë përfshirë Autizmin në planet e mbulimit të shumicës së kostos së kujdesit shëndetësor. Edhe kjo, së bashku me pranimin më të madhe të kësaj gjendjeje në popullatë, i ka shumëfishuar diagnozat e reja .

Përveç një aftësie më të madhe për të bërë dallimin midis Autizmit dhe aftësive të tjera të kufizuara mendore apo të sjelljes, evolucioni i njohurive dhe i kritereve diagnostikuese ka prodhuar një përkufizim gjithnjë e më të gjerë të spektrit të Autizmit, që sot përfshin forma shumë më të buta se ato të së kaluarës.

Për shembull diagnozat e viteve 1940, ishin të kufizuara në forma që sot do të përkufizoheshin si niveli i tretë, ku simptomat e aftësive njohëse dhe të sjelljes janë më të rënda dhe dobësuese. Me ardhjen e DSM 4 në mesin e viteve 1990, Shoqata Psikiatrike Amerikane prezantoi përkufizimin e spektrit, duke folur hapur mbi ekzistencën e formace mëtë buta ose të moderuara të sëmundjes.

Kështu nAutik i nivelit të parë, pa dëmtim të folurit (ajo që dikur quhej Sindroma Asperger), është një person me një koeficient inteligjence (IQ) normal apo edhe mbi normën,por që ka një mënyrë të veçantë të ndërveprimit me botën dhe me qeniet e tjera njerëzore.

Një Autik i nivelit të tretë, është në shumë raste është një person që vuan nga çrregullime obsesivekompulsive, paaftësi në marrëdhënie dhe qëndrime potencialisht të rrezikshme, dhe në shumë raste nga një dëmtim i konsiderueshëm i aftësive njohëse.

You may also like