PS apel kryebashkiakes Voltana Ademi, zbardhet kërkesa

by admin
Spread the love

Partia Socialiste në Shkodër i ka kërkuar kryebashkiakes Voltana Ademi që të shpallë listën e zgjedhësve që pritet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Përmes një deklarate për media të zëdhënësit Erion Metushi, PS Shkodër, deklaron se kryebashkiakja Ademi është në shkelje të afateve të vendosura nga KQZ.

Deklarata e Metushit:

“Në njoftimin zyrtar shkruhet se Zyrat e Gjendjes Civile duhet të hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 25 Janar 2022. Ndërkohë që brenda 48-orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetarët e Njësive vendore i miratojnë dhe i shpallin sipas nenit 48 të Kodit Zgjedhor. Bashkia Shkodër që në nisje të këtij procesi është jashtë afateve ligjore. Listat duhet të ishin miratuar dhe shpallur më datën 27 janar, por dhe pas 24-orëve ky detyrim nuk është përmbushur. Partia Socialiste Shkodër i bën thirrje zonjës Voltana Ademi që të respektojë detyrën që Kodi Zgjedhor i ngarkon. Të miratojë dhe të shpallë menjëherë listat e zgjedhësve dhe të mos bëhet pengesë, në mbarëvajtje të këtij procesi. Gjithashtu ftojmë institucionet dhe palët politike të përfshira në procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kreun e bashkisë Shkodër, që të jenë bashkëpunuese dhe bashkëvepruese në garantimin e zgjedhjeve me standart dhe qytetari”, tha zëdhënësi i PS-së.

You may also like