‘Provokuesit’ djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në Danimarkë

by admin
Spread the love

Incidenti është më i fundit pas një serie djegiesh të librit të shenjtë musliman në Suedi e Danimarkë që ka nxitur protesta në Lindjen e Mesme.

Mediat daneze thanë se dy protestues kishin djegur një kopje të Kuranit para ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kopenhagen.

Dyshja është pjesë e një grupit vendas të quajtur “Patriotët Danezë”, të cilët dogjën Kuranin në një mbajtëse prej letre metalike ndërsa përtokë kishin vënë flamurin iraken.

Pak pas incidentit, ministria e jashtme e Irakut i bëri thirrje autoriteteve të BE të mendojnë seriozisht atë që quajnë “liri e shprehjes dhe të drejtën për demonstruar” me të cilat justifikojnë sjellje të tilla, që sipas agjencisë shtetërore irakene INA, kanë si qëllim vetëm nxitje të urrejtjes.

Grupi radikal danez kishin mbajtur edhe demonstrime të tjera të këtij lloji javës që shkoi, të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Në incidentin e javës që shkoi, ministri jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen e dënonte si akt “budallallëku” nga pak individë, duke thënë në televizion: “Është akt i turpshëm të ofendosh besimin e dikujt tjetër”.

“Si për djegien e Kuranit dhe të simboleve të tjera fetare, qëllimi i vetëm është provokimi dhe krijimi përçarjes,” por ai shtonte më tej se “djegia e librave fetarë në Danimarkë nuk është një krim”.

Tensionet kanë nisur muajin e kaluar kur refugjati iraken, kristian 37-vjeçar në Suedi, Salwan Momika, dogji demonstrativisht faqe të Kuranit në ditën e Kurban Bajramit. Ngjarjet kanë shkaktuar protesta dhe largime të ambasadorëve nga vendet muslimane.


You may also like