Provokon Theo: Ku janë ata që shihnin Interin favorit për titullin

by admin
Spread the love

Theo Hernandez ka komentuar titullin e fituar nga Milani, suksesin e 19-të më historinë e klubit kuqezi.

“Kemi besuar gjatë gjithë kohës. Njerëzit flisnin, Interi ishte favorit, fitonte, tani dua të shoh se çfarë do të thonë…Të vazhdojmë kështu. Pamja më e bukur janë tifozët, besuan te ne që në fillim. Tani i pamë sa të shumtë janë, dua të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne që në fillim.

E rëndësishme është që fituam kampionatin. Kemi një muaj kohë dhe më pas do të japim maksimumin në Champions. Falënderoj Paolo Maldinin. Ai më mori, më tha që jam i fortë”, ka thënë francezi i Milanit. / Oversport.tv

You may also like