Protestuesit pro-Palestinë tentojnë të bastisin bazën ushtarake të SHBA në Turqi (video-foto)

by admin
Spread the love

Në pamjet e regjistruara dje shihen momentet kur moment protestues pro-palestinezë u përpoqën të sulmojnë një bazë ushtarake amerikane në jug të Turqisë.

Përplasjet nisën në bazën ajrore Incirlik në qytetin jugor të Adana, ku disa qindra njerëz ishin mbledhur të tregonin solidaritet me banorët e Gazës që po bombardohen prej javësh nga ushtria izraelite.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin protestuesit që vraponin me një fushe me baltë duke valëvitur flamurë turkë e palestinezë.

Raportimet thonin se ata kishin tentuar të hynin brenda bazës së forcave ajrore amerikane deh kërkonin mbylljen e saj.

Protestuesit kishin rrëzuar barrierat dhe sulmuan me objekte policinë jashtë saj.

Videot tregonin njerëz që vraponin në drejtime të ndryshme dhe përpiqeshin të mbroheshin nga uji me presion i lëshuar nga policia.

Protesta e organizuar nga grupi humanitar turk IHH erdhi disa orë para ndalimit të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Ankara për bisedime mbi katastrofën humanitare që po ndodh në Gaza nga bombardimet e Izraelit.

Turqia ka kritikuar Izraelin për shkatërrimin dhe vrasjet në Gaza, ndërsa president Erdogan ka folur kundër SHBA për mbështetjen e saj pa kushte ndaj Izraelit, të cilin e akuzon për genocid ndaj palestinezëve.

Turqia thirri dje ambasadorin izraelit për konsultime pasi ka ndërprerë kontaktet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, për të cilin Erdogan thotë se është përgjegjës për vdekjet e civilëve.


Protestuesit kishin rrëzuar barrierat dhe sulmuan me objekte policinë jashtë saj.


Top Channel

You may also like