Protestues anti-Izrael djegin flamurë në New York, hedhin gjak të rremë në selinë e ‘New York Times’ (fotot)

by admin
Spread the love

Disa qindra protestues pro-palestinezë marshuan mbrëmë në New York me flamurë e slogane anti-Izrael, duke goditur vetratat me objekte, aq sa shkaktuan mbylljen e përkohshme të stacionit Grand Central Terminal.

Protestuesit ishin pjesë e marshimit të quajtur “Mbushim Manhattan për Gazën” e cila nisi në mbrëmje në kryqezimin Columbus Circle ku raportohet se u dogj një flamur izraelit, dhe më pas duke marshuar përmes qendrës financiare të Manhattan, duke hedhur bojë të kuqe si simbol i gjakut, në fasadën e rrjetit New York Times.

“Duam që Palestina të kthehet në atë që ishte në ‘48!” brohorisnin protestuesit duke iu referuar territoreve para krijimit të Izraelit.

Mes slogane ve të tjera protestuesit thërrisnin “Kolonë, kolonë, shkoni në shtëpi! Palestina është vetëm e jona!” duke iu referuar banorëve të kolonive të reja izraelite në tokat e pushtuara palestineze.

Në një pjesë të marshimit qëndronte dhe një grup mbështetësish të Izraelit, mes të cilëve një 56 vjeçar tha se ishte “ofenduese që ata kërkojnë eliminimin e Izraelit.”

Disa përplasje u shënuan mes protestuesve pas konfrontimeve me mbështetës të Izraelit teksa policia tha se rreth 2,000 demonstrues pro-palestinezë marshuan në bulevard.

Ndërkohë më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në Gaza, që prej nisjes së reagimit ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamas në të cilin Izraeli thotë se u vranë 1,200 vetë.

Mes pankartave të demonstruesve shkruhej “Palestina do të jetë e lirë,” “Ndaloni aparteidin,” “Mos financo Izraelin,” dhe “Ndalo Imperializmin” në sheshin qendror Times Square.

Më pas disa protestues spërkatën me gjak të rremë ndërtesën e New York Times, që u sulmua edhe të enjten nga protestues pro-Palestinës.

“Media sioniste. Kjo është një media sioniste”, thërrisnin protestuesit para selisë së New York Times.

Policia tha se bëri disa arrestime por nuk dha një numër të saktë.