Protestë për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë/ Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia mblidhen në sheshin e parlamentit në Athinë

by admin
Spread the love

Ashtu si kishin paralajmëruar, mijëra fermerë nga e gjithë Greqia janë nisur me traktorët e tyre drejt sheshit të parlamentit në Athinë ku të martën në mbrëmje do të protestojnë kundër politikave të qeverisë, në një protestë masive që pritet të shkaktojë bllokimin e shumë rrugëve të kryeqytetit grek.

Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre. Me ta do të bashkohen edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.

“Kryeministri duhet të japë zgjidhje të menjëhershme për problemet tona para se të jetë tepër vonë për ne dhe për fëmijët tanë“-shprehet një fermer.

Përveç atyre që po udhëtojnë me trakorët e tyre të shoqëruar nga policia në rrugët dhe autostradat e vendit, drejt Athinës po shkojnë me tragete nga ishujt dhe autobusë nga Greqia e Veriut dhe rajoni i Evros, qindra  fermerë të tjerë që do të ngrejnë edhe më shumë zërin për tu dëgjuar kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë kosto më të ulëta të karburantit dhe materialeve bujqësore, ulje të shpenzimeve të energjisë elektrike dhe një rinegociim të Politikës së re të Përbashkët Bujqësore të BE-së.

Jemi nisur prej këtu, 350 km larg, nga blloku I rrugës E65, për të mbërritur në sheshin Sintagma dhe së bashku me kolegët tanë nga i gjithë vendi, kryesisht nga Thesalia,Greqia Qendrore por edhe nga Maqedonia do të kërkojmë fuqishëm nga qeveria për të zgjidhur problemet tona”- shprehet Kostas Tzelas, kryetar i sindikatës së fermerëve në Karditsa.

Autokolonat e traktorëve që vlerësohet se do të jenë më shumë se 200 do të bashkohen mëngjesin e së martës e më pas do të parkojnë në sheshin Sintagma deri mëngjesin e së mërkurës. Gjithsej në protestë pritet të marrin pjesë mbi 3000 fermerë.  Nga ana e saj qeveria greke megjithëse deklaron se ndodhet pranë problemeve të tyre deklaron se kushtet ekonomike nuk e lejojnë që të plotësojë kërkesat e tyre.


Top Channel

You may also like