Protestat në Francë kundër pensioneve vazhdojnë, detyrojnë mbretin e Anglisë të shtyjë vizitën

by admin
Spread the love

Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe trazirat në të gjithë vendin kanë çuar në shtyrjen e vizitës së mbretit britanik Charles III.

Sipas BBC vizita po shtyhet me kërkesë te presidentit francez pasi ditën kur shkon mbreti janë paralajmëruar të tjera protesta.

Më shumë se 450 protestues u arrestuan të enjten gjatë demonstratave në Paris dhe qytete të tjera, në të cilat morën pjesë më shumë se një milion njerëz.

Ministri i Brendshëm francez njoftoi të premten se 441 policë u plagosën në dhunën që shpërtheu nga protestat e së enjtes mbrëma.

Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë ligjin e propozuar të Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin autoritetet franceze thonë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Në mes të marsit, kryeministrja franceze përdori një procedurë të veçantë për të miratuar këtë projektligj, pa votim në parlament.


Top Channel

You may also like