Protesta të dhunshme në Sri Lanka, dorëhiqen Kryeministri dhe Presidenti

by admin
Spread the love

Protestuesit  në  Sri Lankë refuzuan të largoheshin nga rezidenca e Presidentit Gotabaya Rajapaksa të dielën pasi sulmuan shtëpinë e tij një ditë më parë, duke e detyruar atë të ikte dhe të shpallte dorëheqjen e tij.

Mëngjesin e së dielës, ata morën rolin e të zotëve të shtëpisë dhe nisën të shpërndajnë ushqim dhe ujë për të tjerët.

Ngjarjet dramatike të së shtunës ishin kulmi i protestave disamujore nga njerëzit e tërbuar nga kriza e paprecedentë ekonomike e vendit ishullor të Azisë Jugore dhe paaftësia dhe korrupsioni i qeverisë së  Rajapaksa. Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Colombo duke kërkuar që Rajapaksa të marrë përgjegjësinë për mungesat e ilaçeve, ushqimit dhe karburantit që kanë gjunjëzuar ekonominë dikur relativisht të pasur dhe kanë shkaktuar mjerim për njerëzit e zakonshëm.

Pasi sulmuan portat e pallatit presidencial të epokës koloniale, protestuesit u ulën në dhomat e tij të pasura, duke u futur edhe  në pishinën e kompleksit

Pas Presidenti, edhe Kryeministri i vendin njoftoi dorëheqjen, rezidencës së të cilit iu vu flaka nga protestuesit.

Sri Lanka po vuan krizën e saj më të keqe financiare duke lënë miliona njerëz në vështirësi  për të blerë ushqime, ilaçe dhe karburant.

 

 


Top Channel

You may also like