Protesta në Londër për ndarjen e zonave “të emetimeve të ulëta toksike” (fotot)

by admin
Spread the love

Qindra protestues ishin mbledhur sot para kryeministrisë në Londër kundër zgjerimit të zonave “me emetime të ulëta karboni” të njohura si ULEZ, që i ndalojnë banorët të shkojnë në punë me makina të prodhimeve të fundit, ose jo elektrike.

Kryebashkiaku Sadiq Khan thotë se do të vijojë me planin e kontestuar për zgjerimit të zonave të tilla duke argumentuar se kërkon të mbajë të pastër ajrin në Londër.

Por lëvizja ka hasur kundërshtime të ashpra nga komuniteti që prej prezantimit vitin që shkoi, i cili argumenton se është vetëm një skemë për rritjen e të ardhurave.

Në zonat në fjalë, shoferëve me makina që konsiderohen “ndotëse” u kërkohet taksë 12.50 paundë ($16), për çdo ditë që janë në rrugë.

Nëse nuk paguajnë ata përballen me gjobë 180 çdo ditë.

“Unë nuk kam para për të blerë makinë të re,” tha për rrjetin AFP, Robin Dewey, punonjës 64-vjeçar i një furre buke, që protestonte në qendër të Londrës.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime ku Khan akuzohej se “po vret Londrën” dhe se “i ke duart me gjak”.

Lëvizja raportohet se ka pasoja kombëtare teksa besohet se i kushtoi Khan humbjen ndaj opozitës laburiste në zgjedhjet e pjesshme për vendin e zbrazët të ish-kryeministrit Boris Johnson.

Një sfidë gjyqësore është ngritur ndaj skemës nga autoritetet e rrethinave të Londrës  që nuk po arrijnë ndryshe të ndalojnë zgjerimin e saj.