Protesta në Beograd pro Rusisë, Vuçiç cilësohet si tradhëtar

by admin
Spread the love

Në Beograd është mbajtur të premten protesta e radhës proruse. Kësaj here duke sulmuar edhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën para Presidencës për të protestuar kundër votës së Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ndërsa mbanin në duar foto të presidentit rus dhe kishin veshur bluza me shkronjën Z, simboli i pushtimit rus të Ukrainës.

Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por grupet e krahut të djathtë janë të zemëruar që Beogradi po minon Moskën ndërkombëtarisht.

Të tubuarit vendosën flamurin rus në hekurat metalike të dritareve të godinës së Presidencës dhe lëshuan parulla kundër presidentit Vuçiç.

Të rinj me kapuç dhe shall ndezën pishtarë dhe hodhën bomba tymuese, duke i dhënë protestës karakter luftarak.

Serbia është ndër vendet e pakta, ose ndoshta i vetmi, ku ka patur tubime proruse në mbështetje të agresionit ndaj Ukrainës të urdhëruar nga Moska.

Ndjenjat antiperëndimore në Serbi burojnë nga një fushatë bombarduese e NATO-s në vitin 1999 që e detyroi Beogradin të hiqte dorë nga kontrolli i Kosovës.

You may also like