Protesta e pedagogëve, Tabaku bën thirrje nga foltorja: Po dekurajojnë arsimin, janë në të drejtën e tyre, ja çfarë ndodh me ato që i ka kundër

by admin
Spread the love

Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u ndal tek protesta e pedagogëve për të cilën tha se është një protesta e drejtë, ndërsa u shpreh se kushdo që sulmon ato që japin mësim, po dekurajojnë arsimin.

Megjithëse drejtoria e Tatimeve po kryen një kontroll për pagat e padeklaruara në institucionet arsimore private, Tabaku tha se kjo është një formë presioni nga ana e qeverisë për ato që protestojnë.

‘Në këtë sallë në 2015 miratuan një Reformë për Arsimin e lartë. Reforma nuk qe vetëm një ligj i miratuar nga qeveria që i jepte asaj pushtet dhe përgjegjësinë ja vinte institucionit. Ajo që ndodh sot me universitetet nuk është as neoliberalizëm, por klientelizëm i pastër politik. Ndërkohë që nafta shkon mbi 200 lekë për litër nuk e ka luksin pedagogu që të ngrejë zërin. A i keni dëgjuar ndonjëherë qeverinë që të sulmoi ato kompani që marrin tendera. Rritja e pagës së mësuesve nuk ka asnjë ndryshim. Çfarë potenciali mund të ketë universiteti kur janë duke mbijetuar për paga. Nuk e di se kush proteston sot, por besoj se nëse sulmojmë sot atë që jep mësim, sot po dekurajojmë arsimin. Ato që janë kundër u nisin tatimet. Një operacion i tatimeve ka nisur për të kontrolluar pagën. E drejta për të protestuar shkelet me dy këmbë. Kushdo që proteston duhet të marrë atë që kërkon. Qeveria duhet të vendosë prioritete. Duhet të vendoset një balancë. Unë e kam të qartë që qeveria ka vendosur balancë tek e dyta. Dëgjojeni protestën e pedagogëve si në të drejtën e tyre. Po vujanë pasojat e krizës dhe keqmenaxhimit.’– tha Tabaku.

You may also like