Protesta e pedagogëve, reagon Ministria e Arsimit, ja çfarë ka vendosur

by admin
Spread the love

Pas dy javësh bojkot të mësimit, Ministria e Arsimit iu ka dërguar një përgjigje pedagogëve ku thekson se janë ngritur grupe pune ku po diskutohet rreth kërkesave, por jo për dy më kryesoret.

“Jemi në fazën kur Ministria e Arsimit ka sjellë një përgjigje. Një pjesë prej tyre mendojmë se do jenë të zgjidhshme, sepse kanë qenë vetëm pengesa të neglizhencës dhe moszbatimit të ligjit, ndërsa problemi kryesor për rritjen e financimit për arsimin e lartë, këto dy elemente nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes”, thotë Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve.
Rritja me 7% e pagës për ta është e papërfillshme.

“Edhe 8% që mendon qeveria që mund të ezaurohet nga universitetet, deri tani vetëm një universitet ka dhënë përgjigje sa kanë mundësi, por vetëm për një vit, ndërsa për vitin e ardhshëm supozohet ta realizojnë. Insistojmë me kërkesat tona, do vazhdojmë presionin që dhe parlamentin ta bindim për një ndryshim të projektbuxhetit”, shprehet Kovaçi.

Të premten pedagogët do të marrin vendim nëse do vazhdojë apo jo bojkoti.

Teksa bojkoti vijon në Universitetin Politeknik, Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Artet, fakultetet e tjera zhvillojnë procesin mësimor.

You may also like