Pronat e konfiskuara të Mijallkovit në ankand

by admin
Spread the love

Pas shitjes së aksioneve të sekuestruara të ish-shefit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara publikoi njoftimin për shitjen e një pjese të pasurisë së tij të sekuestruar nga rasti “Perandoria”.

Shiten dy banesa në Ohër, njëra prej 46 (+19 hapësirë ndihmëse) metra katrorë me vlerë të vlerësuar nga Byroja e ekspertizës mjeko-ligjore 5.7 milionë denarë dhe tjetra prej 58 (+ 56 PP) metra katrorë në të njëjtin objekt e vlerësuar rreth 9 milionë denarë.

Shitet edhe toka prej 56.818,07 metra katrorë afër Moranit në Komunën e Studeniçanit afër Shkupit me vlerë fillestare prej 17.045.421 denarë.

Në afërsi të Xhibaricës, Kozhuf, shitet edhe parcela prej 321,81 metra katrorë e vlerësuar në vlerë prej rreth 29 mijë denarë.

Ofertimi publik elektronik është caktuar për datën 25 gusht.

Ofertuesi më i favorshëm duhet të paguajë shumën e plotë brenda 15 ditëve nga mbyllja e ankandit.

MARKETING




You may also like