Pronat e konfiskuara të Gruevskit në shitje, vlera totale arrin gati 2 milionë euro

by admin
Spread the love

Banesa e apartamente të cilat janë konfiskuar nga ish kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, janë vënë në shitje nga Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu, njofton se bëhet fjalë për dy banesa në Kisella Vodë, me sipërfaqe prej 65 dhe 44 metër katror.

Këtu bëhet fjalë për dy banesa që do të dalin në shitje edhe atë, njëra banesë ndodhet në rrugën Bihaçka, Kisella Vodë, e konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë KOK nr63/21 nga Gjykata Themelore Penale. Më saktësisht një pronë e paluajtshme banesë me sipërfaqe prej 65m2, poashtu e vlerësuar nga byroja për ekspertizë ligjore, e vlerësuar në shumë prej 62,700 eurove. Prona e paluajtshme banesë me sipërfaqe prej 44m2 e vlerësuar poashtu nga byroja për ekspertizë ligjore, në shumë prej 43,700 euro.”- deklaroi Driton Nebiu – drejtor i AMPK.

Përpos banesave, janë konfiskuar edhe tre apartamente të mëdha në “Panorama Rezidence”, me aktvendim të plotfuqishëm nga lënda gjyqësore “Parcelat në Vodno”. Apartamentet janë me sipërfaqe prej 199 plus 48m2 me vlerë prej 635 mijë euro, apartament 200 plus 48m2 me vlerë prej 637 mijë euro, si dhe apartament prej 155 plus 95m2 me vlerë prej 570 mijë euro. Shuma totale e pronave të konfiskuara dhe vlerësuara deri tani, siç njofton Nebiu, arrinë në thuajse 2 milionë euro.

“Ne kemi konfiskuar edhe tre apartamente në “Panorama Residence”. Duke u nisur se këtu bëhet fjalë për lëndën “Parcelat në Vodno”. Dhe këtu, dua t’i bëjë me dije opinionit se me këto prona të cilat vetëm më janë vlerësuar, shuma që do të kthehet në arkën e shtetit është 1,950,000 euro”- tha Driton Nebiu – drejtor i AMPK.

Nga Agjencia presin që të bëhet vlerësimi edhe i dy tokave të tjera në Nerovë dhe komunën Qendër, të cilat menjëherë edhe ato do të vendosen për shitje. Nebiu njofton që Agjencia deri tani ka realizuar edhe shitjen e disa pronave të ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov por ende nuk janë shitur të gjitha. Nebiu bën thirrje deri te të gjithë qytetarët e interesuar, të aplikojnë për blerjen e këtyre pronave.

You may also like