Prona e konfiskuar e Mijallkovit në rastin ”Perandoria” në shitje – Shqip

by admin
Spread the love

VLERA E PËRGJITHSHME AKSIONEVE LLOGARITET RRETH 268 MIJË EURO

Sot u vendosën në ankand aksionet e konfiskuara të ish drejtorit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov në lëndën “Perandoria”. Në Bursën shtetërore gjatë katër ditëve të ardhshme do të jenë në shitje aksionet e Mijallkov në bankën “TTK”, Kombinatit të Duhanit “Prilep”, “Arselor Mital”, Stopanska Banka – Manastir, “Popova Kulla, “Halk Bank”, Jugotur dhe “RZH Usllugi”, të cilat aksione do të shiten në pako. Pronar aktual i tyre është Agjencia për për Menxhim me Pronën e Konfiskuar. Vlera e përgjithshme e këtyre askioneve është rreth 268 mijë euro.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së konfisikimit, pasuria e konfiskuar e Mijallkovit në rastin “Perandoria” është me vlerë rreth 15 milionë euro, pavarësisht se Prokuroria pas arritjes së marrëveshjes me Mijallkovin deklaroi se është 36 milionë euro.

Në rastinin Perandoria, përveç pasurisë, aksioneve dhe parave të sekuestruara, Mijallkov është dënuar gjithashtu edhe me tre vite burg. /KlanMacedonia/

You may also like