Promovohet pulla postare “Për njerëzit bëhet fjalë” me rastin e Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup

by admin
Spread the love

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi, sot promovuan pullën postare të lëshuar me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në Evropë, OSBE-në.

Promovimi zyrtar në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, e cila po përgatitet të presë delegacionet e larta të vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së në Këshillin e Ministrave, u mbajt në prani të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ambasadorëve të huaj në vend.

Ministri Osmani theksoi se kjo ngjarje do të jetë kurora e kryesimit të OSBE-së, e cila e pozicionoi vendin si një nga lojtarët kyç në skenën ndërkombëtare.

Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.

MARKETING



You may also like