Prokuroria Speciale manipuloi me provat në rastin “Dehari” (VIDEO)

by admin
Spread the love

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka folur për ekspertizën e Institutit të Zvicrës për rastin “Dehari”.

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale ka manipuluar me provat gjë të cilën, sipas tij, e thotë edhe raporti i ekspertizës.

Avokati Gashi ka thënë se prokuroria i ka dërguar edhe plikot e zbrazëta të provave shtesë, duke dashur në këtë mënyrë të mashtrojë edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

Ai këto deklarata i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Lata në Klan Kosova FM.

Madje, Gashi ka deklaruar që Prokuroria Speciale ka dhënë deklarata të pavërteta rreth raportit vetëm për të bërë kampanjë mediale.

You may also like