Prokuroria për Onkologjinë: Intensivisht po ndërmerren veprime, po hetohen personat dhe analizohen provat e grumbulluara

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme intensivisht ndërmarrin veprime për kontroll të akuzave për Klinikën e Onkologjisë, megjithatë duke pasur parasysh fazën në të cilën gjendet procedura prokuroria nuk ka mundësi që të ndajë hollësi, informojnë nga Prokuroria për rrjedhën e procedurës për Klinikën e Onkologjisë.

“Në mesin e shumë veprimeve të tjera, në vazhdimësi po hetohen personat të cilët mund të kenë njohuri. Gjithashtu, ka filluar edhe një pjesë e analizave të provave materiale të grumbulluara”, theksojnë nga PPRMV.

Prokuroria Publike, thuhet në kumtesë, e kupton interesimin e publikut për këtë lëndë dhe në atë moment që do të arrihen kushtet objektive pa u dëmtuar rrjedha e procedurës, do të informojë në mënyrë adekuate për të gjitha rezultatet nga veprimet e ndërmarra.

MARKETING




You may also like